Katër tetovarë kapen me drogë në Ohër!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar katër persona nga fshati Pirok i Tetovës pasi janë kapur me substanca narkotike. Policia gjatë kontrollit ka gjetur marihuanë dhe kokainë.

“Janë ndaluar H.Q (26), L.A. (23), M.P. (23) dhe S.U. (23), të gjithë nga fshati Pirok i Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit “Audi” në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër është gjetur një qese me kokainë dhe marihuanë”, njoftojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Ohër do të bëjë kallëzim përkatës.

Katër tetovarë kapen me drogë në Ohër! shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy