minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Katër zjarre aktive në Maqedoni, era po ndihmon në përhapjen e tyre - Struga.info


Katër zjarre aktive në Maqedoni, era po ndihmon në përhapjen e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në territorin e vendit ka katër zjarre aktive në malin Serta dhe në komunat Makedonski Brod, Kratovë dhe Nagoriçan i Vjetër, informoi sot pasdite Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Drejtori i QMK-së Stojançe Angellov deklaroi se përsëri janë vërejt flakë në malin Serta, në degën prapa poligonit ushtarak Krivollak në drejtim të lumit Bregallnicë, në atarin e fshatit të braktisur Creshka. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe, ku digjen bar e shkurre dhe rrezikon që zjarri të kalojë në anën tjetër të lumit.

“Për këto arsye ndaj zjarrfikësve lokal që shuajnë zjarrin dhe dhjetëra gjuetarëve nga Shoqata e gjuetisë nga Shtipi, sot si përforcim dërgojmë 25 pjesëtarë të Njësitit për dislokim të shpejtë të MPB-së, ndërsa rreth orës 15 me aktivitetin e tyre do të nisin edhe dy “Er traktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Qëllimi ynë është që sot ta vëmë nën kontroll zjarrin i cili po përfshinë bimësinë e thatë”, tha Angellovi, duke shtuar se era krijon probleme shtesë.

Drejtori i QMK-së informon se tashmë disa ditë ka zjarr në komunën e Makedonski Brodit në afërsi të lokalitetit “Jasen” i cili pjesërisht është nën kontroll dhe në shuarjen e saj janë të angazhuar punëtorët e NP “Jasen”.

Advertisement

“Gjatë ditës së sotme një tjetër zjarr ka rënë në territorin e Kratovës, në atarin e fshatit Tatomir. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë zjarrfikës lokal me një ekip të “Pyjeve kombëtare”. Zjarri i katërt është në territorin e komunës Nagoriçan i Vjetër, në atarin e fshatit Stepance. Zjarrfikësit lokal ndihmohen edhe nga banorët vendas”, tha Angellovi.

The post Katër zjarre aktive në Maqedoni, era po ndihmon në përhapjen e tyre appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy