Keremedçiev: Stuhia politike në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për momentin ka shumicë për pranimin e propozimit francez, por ky është vetëm hapi i parë. Pengesa e parë do të jetë përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit.

Këtë e tha ish-ministri i Jashtëm bullgar Milen Keremediçev për “BNR”, përcjell Telegrafi Maqedoni..

“Për të është e nevojshme shumica prej 2/3, ndërsa pa OBRM-PDUKM-në kjo shumicë nuk mund të sigurohet. Stuhia politike mes fqinjëve tanë perëndimorë do të vazhdojë edhe në muajt në vijim dhe nuk do të shuhet aq shpejt sa u qetësua në Bullgari.

Pasionet politike do të vazhdojnë të tërbohen në Maqedoninë e Veriut”, beson ai.

Advertisement

Ai tha se bazuar në një fushatë shumë të ashpër dhe agresive, më shumë se 75 për qind e popullsisë së RMV-së nuk e pranon propozimin francez./Telegrafi/

Keremedçiev: Stuhia politike në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy