Kërkohet paraburgim edhe për tre pjesëmarrës në protestën për rastin “Monstra”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Shkupit paraqiti në Gjykatën Penale propozime për paraburgim të tre pjesëmarrësve të tjerë në protestat që u zhvilluan të premten kundër vendimit për rastin “Monstra”.

Ata akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të kryejnë vepër penale përputhje me nenin 385 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë 29 vjeç dhe një 22 vjeçar, morën pjesë në tubimin publik të qytetarëve në Shkup më 26 shkurt – një protestë kundër vendimit për rastin “Monstra”.

Ata ishin pjesë e turmës që duke vepruar së bashku kryen dhunë ndaj policisë dhe personave të tjerë të pranishëm. Gjegjësisht, të dyshuarit dhe disa persona të tjerë filluan të vepronin së bashku drejt policëve, duke hedhur gurë, pllaka bekaton, shufra metalike dhe sende të tjera, në përpjekje për të thyer kordonin e policisë. Si rezultat, një gazetar i pranishëm në vendin e ngjarjes u lëndua rëndë, ndërsa u lënduan edhe 11″, thonë nga Prokuroria.

Advertisement

Më parë, Prokuroria e Shkupit kërkoi paraburgim dhe hapi procedurë për dy pjesëmarrësit në protesta./Telegrafi/

Kërkohet paraburgim edhe për tre pjesëmarrës në protestën për rastin “Monstra” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy