Këshilli i Ambasadorëve përshëndet vendimin e Qeverisë së RMV-së për të strehuar përkohësisht civil afganë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i ambasadorëve e vlerëson lartë vendimin e Qeverisë që përkohësisht të strehojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut një numër të caktuar të personave nga Afganistani, jeta e të cilëve mund të rrezikohet nga autoritetet talebane, si dhe përpjekjet që po bën Ministria e Punëve të Jashtme për kthimin në vend të qytetarëve tanë të cilët në baza të ndryshme ndodhen në Afganistan.

“Qytetarët e vendit shumë here deri më tani i shprehën ndjenjat e tyre për solidaritet dhe ndihmë për të gjithë popujt në botë, të cilët për shkaqe të ndryshme kishin dhe kanë nevojë për ndihmë. Kjo gjithashtu paraqet përmbushje të obligimit që Qeveria e ka ndaj NATO-s, SHBA-së dhe mbështetësve tanë të shumtë të aspiratave dhe integrimeve tona euroatlantike si dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar në tërësi”, thuhet në kumtesën nga Këshilli ekzekutiv i Këshillit të ambasadorëve.

Më tej shtohet se duke i ndjekur ngjarjet më të reja në Afganistan, shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve”, ndjen keqardhje që pas njëzet viteve mund të dhënë, financa të investuara në shëndetësi, arsim, kulturë, politikë sociale dhe zhvillim ekonomik nga ana e komunitetit ndërkombëtar, me kthimin e sërishëm në pushtet të talebanëve, jeta në këtë vend sërish kthehet në fillim.

“Këshilli e shpreh, gjithashtu, keqardhjen e vet që edhe krahas përpjekjeve të mëdha që i bëri gjatë këtyre 20 viteve për ndërtim të një ekonomie ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore të zhvilluar afgane, komuniteti ndërkombëtar nuk arriti në qëllimet e veta dhe platforma e tij nuk i dha rezultatet e pritura”, qëndron në kumtesën e Këshillit të ambasadorëve.

Advertisement

Këshilli i Ambasadorëve përshëndet vendimin e Qeverisë së RMV-së për të strehuar përkohësisht civil afganë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy