Këshilli i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës kërkon takim me deputetët e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës kërkon takim me deputetët e Maqedonisë për të ju prezantuar kërkesat me 4 pika që lidhen ngushtë me punën e deputetëve, si të zgjedhurit e popullit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkon takim me grupet parlamentare dhe koordinatorët përfaqësues në Kuvend. Në takim do të bisedohet për kërkesat e Këshillit.
E mirëpresim pranimin e ftesës, si mundësi për të arritur së bashku realizmin e kërkesave, me qëllim për të lehtësuar vështirësitë ekonomike, gjegjësisht zbutjen e faturave të larta që kanë vendosur kompanitë energjetike.
Mendojmë se të kuptuarit sinqerisht dhe ndershmërisht mbi kërkesat e Këshillit do t’i përmbyllë kontestet midis qytetarit dhe kompanive.
Si kërkesa prioritare të takimit me grupet parlamentare propozojmë:
1. KOMISIONI RREGULLATOR ENERGJETIK TË SHFUQIZOJË MENJËHERË VENDIMIN PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE PREJ 7.4% DHE TA ULË ÇMIMIN E RRYMËS PËR KONSUMATORËT PËR 20%;
2. QEVERIA TË ANULOJË MONOPOLIN E SHËRBIMEVE TË KOMPANISË EVN, DHE T’I JAPË FUND SJELLJES SË TYRE JOKORREKTE DHE JONJERËZORE NDAJ KONSUMATORËVE;
3. KUVENDI I REPUBLIKËS TË Ç’AKTIVIZOJË (ZHBËJË) KOMISIONIN RREGULLATOR ENERGJETIK, SEPSE KY ORGAN I SHËRBEN VETËM APETITETEVE TË LARTA TË GRUPEVE TË BIZNESIT DHE KORPORATAVE QË DËMTOJNË MJAFT RËNDË XHEPIN E QYTETARËVE TË VARFËR TË VENDIT TONË;
4. KUVENDI I REPUBLIKËS TË KRIJOJË NJË TRUP TË PAVARUR ARBITRAR, NË SHËRBIM TË QYTETARËVE QË DO TË VERIFIKOJË CILËSINË E SHËRBIMEVE, DHE DO TË ADRESOJË TË GJITHA ANKESAT E QYTETARËVE NDAJ KËTYRE DHE KORPORATAVE TË NGJASHME ZHVATËSE SI KËTO.” (sic) thuhet në kërkesën e Këshillit organizativ.

Përndryshe, për një muaj në disa qytete të Maqedonisë organizohen protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë që të rritet çmimi i energjisë elektrike për 7.4%, si pasojë e humbjeve të mëdhaja të kompanive elektrike në vend nga pandemia me COVID-19. /Telegrafi/

Këshilli i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës kërkon takim me deputetët e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy