Tetovë: Këshilli organizativ me thirrje për protesta masive kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, njofton për sot (04.08.2020), në ora 19:00, se do të realizohet një marsh i madh protestues në Tetovë.

Marshi do të fillojë nga sheshi “Iliria” dhe do të përfundojë para EVN-së.

“I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i bashkëngjiten marshit. Bëjmë thirrje për pjesëmarrje masive dhe përgjegjshmëri, pasi i ndihmon procesit deri te realizimi i kërkesave të parashtruara më herët”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

Ndryshe përveç Tetovës, do të protestohet në Gostivar, Shkup dhe Kërçovë./Telegrafi/

Advertisement

Tetovë: Këshilli organizativ me thirrje për protesta masive kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy