Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot edhe në Tetovë u zhvillua protesta e dytë me radhë kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Protestuesit përsëri kërkuan që të anulohet vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetik për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Nga atje theksuan se nëse nuk marrin përgjigje nga institucionet përkatëse për kërkesat e tyre, atëherë do të vazhdohet me organizimin e protestave.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) më herët publikoi informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19./Telegrafi/

Advertisement

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy