
Çfarë është ergospirometria?
Ergospirometria ose testi i stresit kardiopulmonar (CRET) është një metodë diagnostikuese që vlerëson funksionin e zemrës dhe mushkërive gjatë sforcimit fizik. Ndryshe nga testi i stresit standard, përveç elektrokardiografisë (EKG) dhe matjes së presionit të gjakut, ky test lejon matjen e konsumit të oksigjenit, frekuencës dhe kapacitetit (forcës) së frymëmarrjes. Pacienti ecën në një korsi vrapimi ose nget biçikletë statike me vendosjen e një maske për të analizuar parametrat e frymëmarrjes.
Shërben për:
- Zbulimin e shkaqeve të gulçimit dhe lodhjes
- Vlerësimin e gjendjes fizike dhe tolerancës ndaj ushtrimeve
- Vlerësimin e rrezikut para procedurave kirurgjikale
- Vlerësimin e shkallës së sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive
- Monitorimin e efektivitetit të terapisë dhe rehabilitimit
Kush duhet të kryej testin ergospirometrik?
- Pacientët me sëmundje kronike të zemrës ose të mushkërive (dështim i zemrës, sëmundje kronike obstruktive pulmonare – COPD)
- Pacientët me gulçim gjatë sforcimit fizik
- Pacientët të cilët duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale
- Sportistët për vlerësimin e aftësisë fizike dhe planifikimin e trajnimit
- Pacientët që i nënshtrohen rehabilitimit pas sëmundjeve të zemrës
Si kryhet testi?
- Testi kryhet në një dhomë të specializuar me praninë e personelit mjekësor.
- Pacienti ecën në një pistë vrapimi ose nget biçikletë statike me intensitet që rritet gradualisht.
- Elektrodat vendosen për të monitoruar aktivitetin kardiak, një manshetë për të matur presionin e gjakut dhe një maskë për të analizuar parametrat e frymëmarrjes.
- Gjatë sforcimit fizik analizohen parametrat kardiopulmonarë.
- Pas përfundimit, vijon një fazë pushimi dhe vlerësimi të rezultateve.
Përgatitja para kryerjes së testit
- Marrja e terapisë së rregullt sipas rekomandimeve të mëparshme mjekësore.
- Marrje e një vakti të lehtë jo më vonë se 4 orë para testit.
- Shmangia e pijeve me kafeinë, alkoolit dhe nikotinës.
- Shmangia e aktivitetit fizik një ditë para testit.
Kundërindikimet
Testi nuk rekomandohet në rast të:
- Pranisë së infeksionit respirator, grip, COVID
- Astmës së pakontrolluar ose stenozës së rëndë të aortës
- Nëse para pak kohe keni patur infarkt miokardit (më pak se 30 ditë)
- Implantimit ICD/CRT për më pak se 4 javë
- Vlera të ulëta të saturimit fillestar të oksigjenit
- Aritmi të rënda kardiake ose hipertension të pakontrolluar
Përfitimet për sportistët dhe individët fizikisht aktivë
Ergospirometria është një mjet i shkëlqyer për sportisët sepse lejon vlerësimin e pikës së hyrjes në metabolizmin anaerob, gjë që ndihmon në optimizimin e programeve të stërvitjes. Ky test mund të parandalojë ngarkesën e tepërt në zemër dhe të zvogëlojë rrezikun e vdekjes së papritur kardiake. Përveç sportistëve profesionistë, testi është i dobishëm edhe për individët rekreativë, gratë shtatzëna dhe personat që duan të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike me programe ushtrimesh të personalizuara.
The post Klinika Zhan Mitrev ju tregon për ergospirometrinë dhe si të përmirësoni vlerat e saj appeared first on Telegrafi.