Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë. Negociatat përfundimtare për hyrjen e partnerit strategjik, fondit holandez Balkan Alliance Healthcare, nuk përfunduan me marrëveshje përfundimtare.

“Ne mbetemi të përkushtuar në punën tonë në Klinikën Zhan Mitrev dhe zhvillimin e standardeve në kujdesin shëndetësor privat. Prioriteti ynë mbeten pacientët tanë dhe investimet në këtë fushë nuk do të kenë aspak rënie. Pas 23 vitesh ekzistence të suksesshme, ne vazhdojmë misionin e vendosjes së standardeve më të larta në shërbimet shëndetësore në vend”.

“Pavarësisht vështirësive me të cilat përballemi për shkak të bllokimit të llogarisë, ne vazhdojmë të investojmë dhe zhvillojmë. Aktualisht menaxhmenti i Klinikës nuk është duke negociuar me kompani të tjera të interesuara”, thonë nga Klinika Zhan Mitrev.

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy