Kluge: Vaksinat në Maqedoni të Veriut do të arrijnë gjatë këtyre javëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori rajonal për Evropë pranë OBSH-së, Hans Kluge në intervistë për Telma thotë se vaksinat përmes sistemit Koovaks në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë për disa javë.

Ai nuk jep datë konkrete derisa UNICEF dhe prodhuesi nuk bëjnë marrëveshje për transportimin e vaksinave. Kluge thotë se duhet të ketë durim për shkak se të gjitha vendet po ballafaqohen me mungesë të vaksinave.

“Qeveria e RMV-së bëri gjithçka, jo vetëm për vaksinat, por edhe për gatishmërinë e sistemit shëndetësor që të sigurojë trajnim dhe pajisje. Porosia për Maqedoninë e Veriut tashmë është bërë dhe po punohet tashmë disa javë”, theksoi Kluge.

Ai vlerëson se edhe sivjet do të kemi ballafaqime me pandeminë dhe për dallim nga vjet, këtë vit pandemia do të kontrollohet dhe menaxhohet më mirë/Telegrafi/

Advertisement

Kluge: Vaksinat në Maqedoni të Veriut do të arrijnë gjatë këtyre javëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy