Koalicioni ASH-AA sot promovoi fushatën dhe platformën “shtetesia.mk”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa në Shkup, e promovoi fushatën dhe platformën “shetetesia.mk”.

Sipas drejtuesit të Qendrës Analitike të ASH-së, Bashkim Bakiu, kjo platformë është platformë kombëtare, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin problemin e tyre për marrjen e shtetësisë dhe se synimi i kësaj platforme është grumbullimi i të dhënave nga qytetarët të cilët ballafaqohen me problemin e marrjes së shtetësisë.

“Të jesh pa shtetësi do të thotë të mos jesh i njohur si qytetar nga një shtet në kornizat e ligjit të tij. Për shkak të kësaj anomalie ligjore, Republika e Maqedonisë Veriore parandalon që banorët në territorin e saj të kenë qasje në të drejtat themelore civile, politike, ekonomike, kulturore dhe sociale. Përkundër faktit se Republika e Maqedonisë Veriore është nënshkruese e konventave të rëndësishme përmes sistemit të të drejtave të njeriut të Këshillit të Evropës, si dhe Deklaratës Universale të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të cilat përcaktojnë se të gjithë kanë të drejtën e shtetësisë, respektivisht asnjë personi mos t’i privohet e drejta e shtetësisë, sot në territorin e vendit ka njerëz që janë të padukshëm ligjërisht, pra njerëz pa shtetësi.”, tha Bashkim Bakiu.

Ai shtoi se do të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës për të mbledhur të dhënat themelore nga personat pa shtetësi në RMV nëpërmjet platformës “shtetësia.mk” që më pastaj të ushtrojnë trysni politike për ta zgjidhur këtë problem./Telegrafi/

Advertisement

 

Koalicioni ASH-AA sot promovoi fushatën dhe platformën “shtetesia.mk” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy