Kodi Zgjedhor në Maqedoni, shpalosen detaje nga ndryshimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lista preferenciale dhe prag prej 3 për qind për t’u futur në këshillat komunalë janë ndryshimet e reja të Qeverisë mbi Kodin Zgjedhor. Që një kandidat të mund të jetë pjesë e këshillit duhet të sigurojë të paktën 3 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve në atë Komunë ose në nivel të Qytetit të Shkupit. Kandidatët me vota preferenciale zgjidhen me automatizëm, ndërsa votat ndaj listës shpërndahen në bazë të radhitjes që pason.

“Votohet edhe për partinë të cilën e preferoni ose doni ta votoni si dhe për njërën nga listat e propozuara nga koalicioni ose partia. Pragu për 1 këshilltar të mund të jetë listë sipas kësaj metode është 3 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë komunë. Nëse një komunë ka 10 mijë votues do të duhen 300 vota që kandidati të jetë në listën e këshilltarëve. Kandidatët me vota preferenciale do të zgjidhen automatikisht, ndërsa një parti merr më shumë kandidat përmes votave preferenciale atëherë të mbeturit do të zgjidhen sipas radhitjes nga partia”, tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Nëse partitë e vogla kundërshtojnë, Qeveria mund të tërhiqet nga propozimi dhe zgjedhjet lokale të mbahen sipas modelit aktual.

“Do të ishte e papranueshme nga cila do parti t’i bllokonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat kanë për qëllim përmirësimin e modelit zgjedhor të cilat kryesisht janë rekomandime të OSBE-ODIHR-së. Do të ishte hera e parë të shkohet në zgjedhje pa rekomandime të miratuara nga OSBE-ODIHR-ja. Por derisa ka kundërshtime të mëdha nga partitë e vogla ose derisa shumica nuk i miraton ndryshimet to të mund të ndryshohet ose të tërhiqet propozimi dhe në zgjedhje të shkohet me modelin aktual zgjedhor”, theksoi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Advertisement

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se data e zgjedhjeve mbetet 17 tetori pasi fushata e zgjedhjeve kryqëzohet vetëm tre ditë me regjistrimin e popullsisë dhe kjo nuk ndikon në procesin zgjedhor. 17 tetori ishte datë e kërkuar edhe nga partitë opozitare./Alsat/

Kodi Zgjedhor në Maqedoni, shpalosen detaje nga ndryshimet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy