Kolomina sot viziton Shkupin: Në fokus, situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetja për Ukrainën dhe situata komplekse në Lindjen e Mesme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë së NATO-s dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Havier Kolomina, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës do të ketë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njoftojnë nga MPJ.

“Temat e takimit do të jenë sfidat aktuale të sigurisë, me fokus në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në kontekst të agresionit ushtarak rus, si dhe situatën komplekse në Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftim.

Pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media./Telegrafi/

Kolomina sot viziton Shkupin: Në fokus, situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetja për Ukrainën dhe situata komplekse në Lindjen e Mesme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy