Kolonë e gjatë në “Tabanoc” – një pjesë e qytetarëve në pushim, një pjesë për vaksinim në Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kolona të gjata të makinave për hyrje në Serbi, janë parë sot, para fundjavës së vazhduar që vijon në RMV.

Në katër korsitë e rrugës, në po aq sportele, qindra makina presin të dalin nga Maqedoni. Një pjesë e qytetarëve presin edhe më shumë se një orë në vendkalimin “Tabanoc”.

Jozyrtarisht, mësohet se numri i madh i makinave është bërë për shkak të rënies së sistemit, në të cilin evidentohen personat që hyjnë dhe dalin nga shteti.

Një pjesë e tyre shkojnë në qendrat turistike në Serbi, ndërsa një pjesë thonë se shkojnë edhe të rivaksinohen.

Advertisement

Përveç makinave, në kolona presin edhe autobusët turistik.

Nga LAMM thonë se në kalimin kufitar “Tabanoc” për dalje nga RMV pritet minimalisht./Telegrafi/

Kolonë e gjatë në “Tabanoc” – një pjesë e qytetarëve në pushim, një pjesë për vaksinim në Serbi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy