Komunat e Pollogut po e shqyrtojnë mundësinë për rregullimin e transportit publik ndërkomunal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërmarrja Publike Transportuese Tetova Transport që nga themelimi i saj po punon me humbje. Kjo ka detyruar drejtuesit e Ndërmarrjes që të përpilojnë plan për dalje nga kriza që përfshin edhe zgjerim të transportit me komunat rurale. Nga kjo ndërmarrje kanë sqaruar për “Alsat” se, me zgjerimin e shërbimeve të transportit, dhe njëkohësisht edhe blerjen e disa autobusëve shtesë, përveç që do mbulohet si dikur i gjithë rajoni me transport të rregullt të organizuar, do gjenerojë edhe të ardhura për këtë ndërmarrje.

“Ne do mundohemi që të arrijmë marrëveshje me komunat tjera që këtë plan ta realizojmë. Nëse do ishte arritur realizimi i këtij projekti me autobusë të ri dhe me gjitha kushtet, do kishte po ashtu edhe participim nga gjitha komunat që ndërmarrja të bëhet funksionale ndërsa të ketë mundësi të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët”, tha Arbër Ajdini – koordinator i Ndërmarrjes Tetova Transport.

Komunat rurale, të cilat pas shuarjes së ndërmarrjes Polet mbetën pa transport të organizuar publik, janë “pro” këtij projekti i cili së shpejti përmes Regjionit Planor të Pollogut pritet të jetë edhe në tavolinë për tu diskutuar nga krerët e të gjitha komunave.

“Komunat Rurale po komuna e Bogovinës për momentin nuk ka mundësi që e vetme të ketë transportin publik, mirëpo do e bisedojmë në qendrën rajonale të Pollogut që gjitha komunat ta kemi një transport të përbashkët ku edhe investimet gjithsesi se do i bëjmë bashkë nga Regjioni i Pollogut apo ndonjë kredi nga Bashkimi Evropian. Njëherë është biseduar në rajonin planor lidhur me transportin publik por do e bisedojmë sërish sepse është problem i gjitha komunave të rajonit”, deklaroi Besnik Emshiu, Kryetar i komunës së Bogovinës.

Advertisement

“Patjetër domethënë si iniciativë do ishte shumë e mirë. Ne kemi ngritur zërin shpesh sidomos kur kanë qenë në pyetje nxënësit tanë por jo vetëm pra edhe qytetarët tanë. Ne si komunë e Zhelinës nuk kemi hasur në ndonjë projekt zyrtar që të na shpaloset por nëse do ketë ndonjë nismë të atillë gjithsesi se do e përkrahim, shkaku se do na lehtësonte komunikimin e qytetarëve tanë me qytetin”, u shpreh Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.

Me shuarjen e Poletit që ishte ndërmarrja transportuese që mbulonte gjithë Pollogun, transporti në komunat e Pollogut filloi të bëhet nga transportues privat. Por problemi përbën se një pjesë e transportuesve kanë makina të cilat janë më shumë se tridhjetë vite të vjetra dhe të cilat nuk plotësojnë aspak kushtet për transportim të qytetarëve. /Alsat/

Komunat e Pollogut po e shqyrtojnë mundësinë për rregullimin e transportit publik ndërkomunal shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy