Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024.

Advertisement

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy