Konfederata e Sindikatave: Të rriten pagat edhe në kompanitë private

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Krahas sektorit publik, pagat duhet të rriten edhe për punonjësit në sektorin privat. Kjo është kërkesa e Konfederatës së Sindikatave të Lira dërguar deputetëve.

Ata kërkojnë me amendamente të ndërhyjnë në propozim-rebalancin e buxhetit që të ndahen një miliard denarë në mënyrë që të ndihmohen punëtorët në sektorin privat. Konfederata mbështet gjithashtu rritjen e pagave në sektorin publik.

“Për shkak se kemi inflacion të madh, krizë energjetike dhe ekonomike ku presim rritje të energjisë elektrike, kërkojmë këta punëtorë të mbijetojnë këto muaj dhe të përgatiten për dimrin e vështirë siç thotë qeveria.

Për të gjithë të punësuarit që kanë pagë neto prej 18 mijë deri në 21 mijë, të marrin tre mijë denarë për tre muaj dhe për të gjithë të punësuarit nga 21 mijë deri në 24 mijë të marrin dy mijë denarë për tre muaj”, deklaroi Bllagoj Rallpovski-kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira.

Advertisement

Konfederata e Sindikatave: Të rriten pagat edhe në kompanitë private shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy