Konfirmohet se ka pasur shpërthim, Zyra e hetuesisë bullgare vjen me informacionet e fundit rreth aksidentit tragjik të autobusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Shërbimit kombëtar të hetuesisë, Borislav Sarafov ka treguar detaje të reja rreth aksidentit të autobusit ku mbetën të vdekur 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut.

Ai ka thënë se rezultatet e ADN-së të udhëtarëve do të dalin për dy ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sarafov për dnes.bg e ka konfirmuar informacionin se ka pasur shpërthim në autobus.

Ai gjithashtu ka thënë se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut kanë definuar drejtimin e hetimeve.

Advertisement

“Lista e udhëtarëve të autobusit i është dërguar autoriteteve të Maqedonisë dhe procesi i identifikimit ka filluar. Bullgaria pret nga Maqedonia që të dërgojë ekzemplarë të ADN-së nga familjarët e të aksidentuarve, që të lehtësohet identifikimi i të vdekurve dhe të lënduarve”.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka evidencë se në autobus ka pasur lëndë djegëse apo naftë, siç është përmendur nga zyrtarë të tjerë lokal, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sarafov ka shtuar se kanë kontaktuar me pronarin e agjencionit duke thënë se nga i njëjti do të kërkohet dokumentacioni i plotë për autobusët dhe për kompaninë.

Për fund, ai shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të lënduarve. /Telegrafi/

Advertisement

Konfirmohet se ka pasur shpërthim, Zyra e hetuesisë bullgare vjen me informacionet e fundit rreth aksidentit tragjik të autobusit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy