Kontabilistët në Maqedoni: Ministria e Ekonomisë ta rianalizojë vendimin rreth afateve për llogaritë përfundimtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa struktura të caktuara në Ministrinë e Financave edhe më tej, me shumë përkushtim dhe sakrificë angazhohen për shkatërrimin e venës qarkulluese që është lidhja e vetme midis shtetit dhe ekonomisë, akuzoi sot Oda e kontabilistëve dhe kërkoi Ministria e Ekonomisë ta rianalizojë vendimin sipas të cilit nuk mund të prolongohen afatet për dorëzimin e raporteve financiare dhe llogarive përfundimtare.

Oda bën apel që ministria ta plotësojë premtimin e dhënë publikisht se do të gjendet zgjidhje për këtë problem.

Kontabilistët në konferencë shtypi thanë se kërkojnë që afati për llogaritë vjetore prej letre të jetë deri më 30 prill ndërsa për ato elektronike deri më 15 maj. Shpresojnë, siç thanë se nuk do të ketë nevojë të ndërmarrin hapa më radikal por se si do të jetë veprimi i tyre i mëtejmë do të varet nga përgjigja e institucioneve.

“Ministria këtyre ditëve na është përgjigjur se nuk është i mundur prolongimi i afateve pasi do të prishej cilësia e raporteve statistikore lidhur me BE-në. Në mënyrë urgjente kërkojmë ta rianalizojë këtë vendim. Në shkresë thuhet se edhe kërkesa për prolongimin e afateve nuk mund të realizohet për shkak të obligimit për respektimin e afatit për publikimin publik dhe dorëzimin në institucionet kompetente të BE-së. Për çfarë afatesh flasim kur vendet anëtare të BE-së kanë afate më të gjata? Në Kroaci afati është deri më 31 mars, në Gjermani deri m 30 qershor, ndërsa në Francë dhe në Suedi deri më 31 korrik. Mikrokompanitë në Gjermani për vitin 2019 akoma nuk i kanë dorëzuar llogaritë”, theksoi kryetari i Odës së Kontabilistëve, Dragan Mitevski.

Advertisement

Sipas tij, edhe pse ministri i Ekonomisë publikisht paralajmëroi tërheqjen e Ligjit dhe zgjidhjen e problemit, në Odë ka ardhur përgjigjja se afatet nuk do të shtyhen.

“Për çfarë cilësie të të dhënave statistikore flasim kur, duke mos pasur kohë të mjaftueshme për përpunim, fokusi i kontabilistëve do të jetë në ruajtjen e afateve të shkurtra. Me këtë vihet në pikëpyetje analiza dhe besueshmëria e të dhënave, ndërsa me atë, do të vihen në situatë të rrezikuar edhe të gjitha ndërmarrjet të cilat në mënyrë të barabartë u përgjigjen këtyre pyetjeve”, theksoi Mitkovski.

Kontabilistët në Maqedoni: Ministria e Ekonomisë ta rianalizojë vendimin rreth afateve për llogaritë përfundimtare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy