Kontrabandisti i migrantëve në Maqedoninë e Veriut arrestohet për të vuajtur dënimin me gjashtë vjet burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se në datën 06.11.2023, rreth orës 23:30, në vendin e quajtur “Vetersko” në Veles, zyrtarë policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor kanë ndaluar K.N.(36) nga fshati Singeliq, Shkup.

“I arrestuari është kërkuar nga tre qendra dhe dy urdhra ndërkombëtarë për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 6 vitesh për kryerjen e disa veprave penale “kontrabandë me migrantë” nga neni 418 i Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB.

Personi është dorëzuar në SPB Veles dhe më pas është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Kontrabandisti i migrantëve në Maqedoninë e Veriut arrestohet për të vuajtur dënimin me gjashtë vjet burg shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy