Kostadinov: E turpshme është sjellja e Mickoskit, nuk respekton masat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp tha se “i gjithë opinioni dje dëgjoi se si i papërgjegjshmi Hristijan Mickoski i shkeli masat dhe obligimet për parandalimin e coronavirusit”.

Kostadinov thotë se mosrespektim të masave dhe lajme të rreme është ajo që ua ofron Mickoski qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Si nuk të vjen trup, Mickoski? Si nuk të vjen turp? Sjellja jote e djeshme është dëshmi e drejtpërdrejtë se pse kemi valë të dytë, dhe se kjo vjen nga mosrespektimi i masave dhe mosdënimi nga MPB, dhe jo pse Qeveria nuk ka strategji të mirë”, deklaroi Kostadinov.

Kostadinov pyeti Mickoskin si nuk i vjen keq për të sëmurë, për mjekët, për ata që, siç thotë Kostadinov, teje dhe njerëzit si ti që nuk respektojnë masat tani duhet të ndodhen në karantinë.

Advertisement

“Ja sjellja e OBRM-PDUKM-së, përmes sjelljes tënde shihet deri në fund: qëllimshëm dhe në mënyrë të organizuar nuk i respektoni masat”, thotë Kostadinov duke shtuar se Mickoski edhe publikisht gënjeu kur tha se nuk ka qenë i njoftuar me rregullat./Telegrafi/

Kostadinov: E turpshme është sjellja e Mickoskit, nuk respekton masat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy