Kostadinov: Identiteti maqedonas është i mbrojtur, është radha e BE-së të jep dritë të gjelbër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadinov u shpreh optimist se nesër Maqedonia e Veriut do të merr dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve me BE-në.

“Ajo që është e rëndësishme është mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare që është evidentuar. Këto ditë na mbështeti e gjithë Evropa, dhe shpresoj për rezultat pozitiv, por duhet të presim deri nesër kur do të dëgjojmë vendimin përfundimtar”, tha Kostadinov.

Ai shtoi se është mbrojtur identiteti dhe gjuha maqedonase, dhe fuqishëm beson në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ndryshe, nuk dihet ende vendimi i Bullgarisë nëse do të jep dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për shkak të kontesteve në lidhje me historinë, gjuhën dhe identitetin maqedonas./Telegrafi/

Advertisement

Kostadinov: Identiteti maqedonas është i mbrojtur, është radha e BE-së të jep dritë të gjelbër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy