Kostadinov: Nëse opozita dëshiron ta bllokojë Kuvendin, deputetët e tyre t’i kthejnë pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, sot në konferencë për shtyp ka kritikuar partitë opozitare për bllokim të Kuvendit.

Ai tha se deputetët e kanë për detyrë të punojnë, pasi siç tha, për këtë janë zgjedhur nga qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Të Majtës, duan ta bllokojnë Kuvendin, le t’i kthejnë pagat që i marrin. Partitë e të gjithë partive politike e kanë për obligim ndaj qytetarëve që të kryejnë punën, për çfarë marrin paga”, tha Kostadinov.

Ai e akuzoi opozitën shqiptare se me bllokim të Kuvendit, është në koalicion joformal me OBRM-PDUKM-në.

Advertisement

“OBRM-PDUKM bashkë me partnerin e koalicioni joformal Aleanca dhe E Majta bashkë marrin pjesë në bllokimin e ligjeve të cilat sigurojnë realizim të masave ekonomike nga pakoja e katër dhe pestë ekonomike”, deklaroi Kostadinov./Telegrafi/

 

Kostadinov: Nëse opozita dëshiron ta bllokojë Kuvendin, deputetët e tyre t’i kthejnë pagat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy