Kostovski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së nënshkruhen për mëditjet dhe shpenzimet rrugore por nuk punojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e OBRM-PDUKM-së gjithmonë vijnë në Kuvend, nënshkruajnë për evidencë, por nuk punojnë, akuzoi sot deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Facebook nga karriget bosh ku supozohet të ulen deputetët e opozitës.

“Janë nënshkruar për evidencë (do te marrin mëditjet dhe shpenzimet rrugore) por nuk punojnë, pinë kafe dhe lemonadë. Maqedonas, analizoni, vlerësoni dhe vendosni kush është i ndershëm e kush budalla”, njoftoi Kostovski.

Deputeti kërkoi ndryshimin e Rregullores së Kuvendit.

Advertisement

“Nëse nuk je në punë, nuk ka rrogë”, shtoi Kostovski./Telegrafi/

Kostovski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së nënshkruhen për mëditjet dhe shpenzimet rrugore por nuk punojnë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy