minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kovaçevski: 1.000 denarë shtesë për çdo pensionist për muajt mars, prill dhe maj - Struga.info


Kovaçevski: 1.000 denarë shtesë për çdo pensionist për muajt mars, prill dhe maj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se pensionet e marsit me 1.000 denarë shtesë do të fillojnë të paguhen nga 29 marsi.

Me këtë pagesë, siç tha Kovaçevski, fillon realizimi i mbështetjes financiare për të gjithë pensionistët në kohë krize.

“Secili pensionist do të marrë nga 1.000 denarë shtesë në llogarinë e tij për muajt mars, prill dhe maj. Kjo mbështetje financiare, së bashku me rritjen rekord të pagave dhe metodologjinë e re, është investim për një jetë më të mirë për qytetarët më të moshuar”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/

The post Kovaçevski: 1.000 denarë shtesë për çdo pensionist për muajt mars, prill dhe maj appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy