Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski e komentoi propozimin e OBRM-PDUKM-së për shfuqizimin e balancuesit, por nuk ishte konkret nëse do ta përkrahte një ide të tillë.

Ai konsideron se duhet gjetur zgjidhje për sfidat, sepse kjo masë për përfaqësim të barabartë është keqpërdorur gjatë punësimit në administratë.

Kovaçevski thotë se balancuesi është futur pikërisht nga OBRM-PDUKM-ja dhe është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit.

“Duhet të vendosim ligje, parime dhe mekanizma, sepse ky mekanizëm, balancuesi, që është zgjidhje softuerike e krijuar në kohën e VMRO-DPMNE-së, ka filluar të keqpërdoret dukshëm. Këdo që pyetni, do ta vërtetojë këtë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje të gjithë së bashku sepse ajo zgjidhje është bërë në bazë të Marrëveshjes kornizë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – kryetar i LSDM-së.

Advertisement

Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy