Kovaçevski – Bregu: Hapja e bisedimeve me BE-në do të jetë motivim edhe për shtetet tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot u takua me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, Majlinda Bregu.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal si kontribut në stabilitetin dhe sigurinë dhe në pjesën e vendosjes së tregut të përbashkët rajonal dhe me këtë përparimin e ekonomive shtetërore.

Për këtë arsye, siç është konstatuar nga dy bashkëbiseduesit, e domosdoshme është të ketë sinergji mes shteteve të rajonit.

Gjithashtu bashkërisht u vlerësua se lufta në Ukrainë theksoi edhe një herë rëndësinë e integrimeve euroatlantike të Evropës juglindore dhe të ardhmes evropiane të vendeve të rajonit.

Advertisement

“Konsiderohet se hapja e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë motiv dhe inkurajim edhe për shtetet tjera të rajonit që të vazhdojnë me reformat dhe rrugën evropiane”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Kovaçevski – Bregu: Hapja e bisedimeve me BE-në do të jetë motivim edhe për shtetet tjera shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy