Kovaçevski: Gjuha maqedonase është plotësisht e pranuar në propozim, si dhe protokolli nuk është në kornizën e negociatave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi sot se procesi dhe propozimi janë sqaruar në takimin e liderëve të koalicionit qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Diskutuam detaje dhe fakte. Pozicioni në të cilin jemi është shumë më i favorshëm për ne. Ne kemi para nesh një propozim që përfshin vërejtjet tona.

Do të debatojmë edhe në Kuvend, me opozitën dhe me publikun e gjerë. Propozimi është një bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi serioz, të përgjegjshëm dhe shtetëror.

Të gjitha pretendimet e rreme në forma të ndryshme janë fundosur, ne mbrojtëm interesin dhe identitetin maqedonas. Në propozimin evropian ka qëndrime për pranim të plotë të gjuhës maqedonase, si dhe që protokolli të mos jetë në kuadër të negociatave.

Advertisement

Qëndrimi ynë për fillimin e negociatave dhe Konferencës së Parë Ndërqeveritare është inkorporuar në propozimin e dorëzuar tek ne”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se propozimi francez do të bëhet publike për opinionin./Telegrafi/

Kovaçevski: Gjuha maqedonase është plotësisht e pranuar në propozim, si dhe protokolli nuk është në kornizën e negociatave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy