Kovaçevski: Për momentin nuk ka propozim të pranuar në lidhje me kontestin me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Procesi me Bullgarinë po udhëhiqet nga ekipet MPJ-së dhe se për momentin nuk ka ndonjë propozim të pranuar, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“MPJ me ekipet e saj të ekspertëve po bisedon me MPJ e Bullgarisë. Për momentin kur do të ketë propozim të pranuar nga të dyja palët, atëherë do të dorëzohet në institucionet e Maqedonisë së Veriut, por për momentin nuk kemi një propozim të tillë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë për media në Bruksel pas samitit BE-Ballkani Perëndimor e hodhi poshtë propozimin e presidencës franceze si të papranueshëm në formën e tanishme, me mundësi që bisedimet të vazhdojnë nëse bëhen ndryshime të pranueshme./Telegrafi/

Kovaçevski: Për momentin nuk ka propozim të pranuar në lidhje me kontestin me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy