Kovaçevski në UNESCO: Maqedonia e Veriut është dukuri e rrallë multikulturore dhe kontribuon në një multilateralizëm efektiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në UNESCO, mbajti fjalim në kuadër të Konferencës së 42-të Organizatës të Përgjithshme, e cila po mbahet në selinë e UNESCO-s në Paris.

Kryeministri Kovaçevski është kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut që i drejtohet UNESCO-s, pas anëtarësimit 30-vjeçar të vendit tonë në Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Ai tha se Maqedonia e Veriut me UNESCO-n bashkëpunon që nga viti 1979/80, kur rajoni i Ohrit u vendos nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“Për ne kjo do të thotë vazhdimësi, pasuri, por edhe detyrim për ta ruajtur atë. Asnjë interes tjetër nuk duhet të jetë më i madh se përkushtimi për të ruajtur dhe mbrojtur këtë të mirë natyrore dhe kulturore, si tonat ashtu edhe të botës. Ne ua kemi borxh paraardhësve tanë dhe brezave të ardhshëm. Rajoni i Ohrit është një përzierje magjike e natyrës, historisë, fesë, artit dhe shkrim-leximit. Në të do të gjeni mbi 2500 metra katrorë afreske të artit bizantin në të cilat morën pjesë edhe mjeshtra vendas maqedonas; mbi 800 ikona të çmuara të krijuara midis shekujve 11 dhe 14; mozaikët e lashtë, xhamitë osmane; koleksione të dorëshkrimeve të vjetra sllave, bizantine dhe osmane, dhe sa shumë punë tjera! Dhe e gjithë gjendet në një lokacion në një prej liqeneve më të vjetër dhe më të bukur në Evropë, i cili fsheh një numër të madh speciesh endemike dhe të rralla të ujërave të ëmbla të florës dhe faunës”.

Advertisement

“Prandaj, është e domosdoshme të ruajmë integritetin dhe autenticitetin e rajonit të Ohrit, në bashkëpunim me Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Dhe, së bashku me Republikën e Shqipërisë, le të jemi shembull i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë në mbrojtjen e kësaj të mire të përbashkët dhe universale. Në seancën e 45-të të mbajtur në shtator, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s shqyrtoi Raportin për gjendjen me mbrojtjen e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe mori një Vendim me të cilin Komiteti respektoi përpjekjet tona të përbashkëta, por po aq edhe përgjegjësinë për liqenin e Ohrit dhe trashëgiminë e pasur kulturore për të ruajtur statusin prestigjioz të trashëgimisë botërore”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se për 78 vitet e fundit, UNESCO ka kontribuar në ndërtimin e një kulture paqeje, në zhdukjen e varfërisë, në zhvillimin e qëndrueshëm dhe veçanërisht në dialogun ndërkulturor.

“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, e cila, meqë ra fjala, është edhe një nga themeluesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara së bashku me pesë republikat e tjera federale në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, dëshiroj të shpreh edhe një herë mirënjohjen time deri te UNESCO-s për angazhimin e saj në krijimin e kushteve për dialog ndërmjet qytetërimeve, kulturave dhe njerëzve bazuar në respektimin e vlerave të përbashkëta”.

“Ju kujtoj këto vlera, sepse sot, kur lufta në Evropë dhe Lindjen e Mesme, dhe kur shkelen në mënyrë flagrante normat dhe rregullat e rendit ndërkombëtar, ne kemi nevojë për to më shumë se kurrë më parë! Një vizion moral i përkthyer në një multilateralizëm akoma më të prekshëm dhe efektiv, i cili gjithmonë dhe kudo do të kundërshtojë mbajtjen e strukturave të pabarazisë, padrejtësisë dhe çdo forme racizmi”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement

Kovaçevski në UNESCO: Maqedonia e Veriut është dukuri e rrallë multikulturore dhe kontribuon në një multilateralizëm efektiv shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy