Kovaçevski: Nuk e ndaj kuadrin partiak në të vjetër dhe të ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha sonte se nuk e ndan kuadrin partiak në të vjetër dhe të ri.

“I ndaj me ata që kontribuan pak a shumë në zhvillimin apo ndërtimin e partisë. Në media kanë dalë një numër i madh i emrave, që do të thotë diçka në LSDM dhe që në të kaluarën kanë mbajtur funksione të larta partiake dhe shtetërore. Le t’i lëmë Komisionit Qendror të marrë vendime”, tha Kovaçevski para mbledhjes së organeve më të larta partiake të LSDM-së, në të cilën duhet të përcaktohet lidershipi i ri i partisë në pushtet.

Kovaçevski informoi se do të propozojë Këshillin e ri Qendror, në të cilin do të përfaqësohen 50% femra dhe 50% meshkuj, për të cilën partia është e përkushtuar.

“Kjo është barazia gjinore e LSDM-së. Gjithashtu do të nominohen 33% e të rinjve dhe do të vëzhgohen të gjitha qarqet planifikuese në vend. Partia është e bashkuar”, ka shtuar Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement

Kovaçevski: Nuk e ndaj kuadrin partiak në të vjetër dhe të ri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy