Kovaçevski, Osmanit: Ballkani i Hapur bazohet në katër liritë e Bashkimit Evropian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kovaçevski, Osmanit: Ballkani i Hapur bazohet në katër liritë e Bashkimit Evropian

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, lidhur me njoftimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për rishikimin e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në nismën Ballkani i Hapur, thotë se Ballkani i Hapur është një nismë origjinale me origjinë nga rajoni i formuar nga tre shtete Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, dhe e cila bazohet në katër liritë e Bashkimit Evropian (BE).

Lexo po ashtu
Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?

Advertisement

Ai thotë se në themel ka postulatet e funksionimit të Bashkimit Evropian, që është lëvizja e lirë e njerëzve, lëvizja e lirë e kapitalit, produkteve dhe lëvizja e lirë e shërbimeve.

Ai shtoi se kur shikon nismat që janë bërë në kuadër të Ballkanit të Hapur, janë pikërisht të tilla.

“Nga ana tjetër, politikanët, si në zgjedhje, bëjnë deklarata se çfarë duhet dhe çfarë jo. Unë mbetem i mendimit se bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ka 72 iniciativa rajonale në Ballkanin Perëndimor, një prej tyre është Ballkani i Hapur”, thotë Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement

Kovaçevski, Osmanit: Ballkani i Hapur bazohet në katër liritë e Bashkimit Evropian shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy