Kovaçevski: Po rrisim në mënyrë strategjike prodhimin vendor të ushqimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Forumin Ekonomik në organizim të “Finance Think”, foli për rëndësinë e qasjes strategjike ndaj prodhimit të qëndrueshëm bujqësor.

“Kjo krizë na ka mësuar që ne duhet të investojmë strategjikisht, siç e thashë pak më parë, si në energji ashtu edhe në bujqësi. Ndaj këtë vit tashmë është krijuar një fond i ri intervenues, tashmë është krijuar programi në të cilin kyçe për të investuar janë misri, gruri, elbi dhe luledielli, së dyti bujqësia dhe së treti blegtoria dhe frutikultura normale si degë eksporti të bujqësisë sonë. Po ashtu, sa i përket subvencioneve, ne jemi duke futur disa risi, dhe kjo vendosja e parë për herë të parë e paradhënies së subvencioneve dhe këtë vit do ta fillojmë me frutikulturë. Që do të thotë se subvencionet do të paguhen 30% para fillimit të sezonit, kur fermerëve u nevojiten më së shumti mjete për të investuar dhe ndërsa 70% më pas sipas planit për pagesën e subvencioneve”.

“Së dyti do të rriten subvencionet për mbjelljen e grurit, misrit, lulediellit dhe kjo do të jetë në nivelin më të lartë historik. Po ashtu, për çdo rritje të prodhimit për hektar me misër dhe grurë do të ketë rritje shtesë të subvencionit, që do të thotë se subvencionet me këtë masë tashmë i transferojmë nga fusha e inputit të modelit autput në atë që do të prodhohet. Po ashtu, të njëjtat sipërfaqe do të subvencionohen edhe me naftë të gjelbër, e cila do të jetë në një sasi të shtuar për hektar sipërfaqe të të përpunuara, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të energjensave”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se e njëjta vlen edhe për sektorin e blegtorisë, gjegjësisht do të rriten subvencionet për kokë në blegtori në pjesën e qengjave të dërguar në industrinë e therjes, pastaj në pjesën e kujdesit të derrave, gjegjësisht për atë që ruhet si shtimi i majmërisë.

Advertisement

“Kjo duhet të rrisë prodhimin e ushqimit në vend. Ky është vetëm fillimi, për këtë tashmë në program janë përcaktuar 400 milionë denarë. Megjithatë, tashmë Ministria e Bujqësisë,Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave punojnë në përgatitjen e Programit dhe Buxhetit për vitin 2023 ku investimi dhe subvencionimi në kulturat strategjike do të jetë dominues, siç e kam renditur sapo. Përveç kësaj, më lejoni të mos harroj frutikulturën, ne tashmë po punojmë për gjetjen e tregjeve për ato, veçanërisht për mollat dhe kulturat tjera frutash që shiten kryesisht në Ukrainë dhe Rusi, ku aktualisht është e pamundur të krijohet transport apo treg, por që edhe ky prodhimi është me mbështetje të shtuar nga shteti”, shtoi Kovaçevski.

Kovaçevski: Po rrisim në mënyrë strategjike prodhimin vendor të ushqimit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy