Kovaçevski: Sot është një goditje e fortë e perspektivës evropiane të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe se e pranojnë këtë.

“Kishim shpresa në rezultate më të mira, por është e qartë se njerëzit na dënuan dhe ne e pranojmë. Sot është një goditje e rëndë e perspektivës evropiane të Maqedonisë, nuk ende nuk është vonë që të ndryshohet kahja”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se heqja dorë nuk është opsion, dhe se asnjëherë si parti nuk do të heqin dorë nga e ardhmja evropiane e Maqedonisë.

“Kemi edhe dy javë që të dërgojmë mesazhin në çdo qytet, fshat, shtëpi, njeri se për vendin, e vetmja mënyrë për ndryshim të vërtetë është integrimi evropian i vendit”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Advertisement

Kovaçevski: Sot është një goditje e fortë e perspektivës evropiane të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy