Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e OBRM-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se janë janë pranuar të gjitha propozimet që kishte OBRM-PDUKM-ja.

Sipas tij, madje është pranuar edhe kërkesa që kishin në lidhje me BDI-në, është pranuar në një kumtesë për shtyp nga vetë BDI-ja.

Janë plotësuar të gjitha kërkesat që kishte partia më e madhe opozitare.

Kështu, ndër të tjera, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në emision “360 gradë”.

Advertisement

Ai shtoi se hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese është e rregulluar në kornizën e negociatave.

“Korniza e negociatave është në gjuhën maqedonase, është publike, korniza e negociatave mbron identitetin maqedonas”, u shpreh ai.

Kovaçevski beson se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë baza e funksionimit të BE-së.

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e OBRM-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy