Kreu i Kuvendit të Turqisë, Shentop për vizitë dyditore në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot dhe nesër, kryetari i Kuvendit të Republikës së Turqisë Mustafa Shentop do të zhvillojë vizitë në Maqedoninë Veriore, në kuadër të kremtimit të 21 Dhjetorit, Ditës së Mësimdhënies Turke.

Shentop sot pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, dhe pastaj së bashku ata do të marrin pjesë dhe do të drejtohen në kremtimin zyrtar me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Mësimdhënies Turke në Shkup.

Kreu i Kuvendit turk prite të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Kreu i Kuvendit të Turqisë, Shentop për vizitë dyditore në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy