Kriza, bujqit e Pollogut mbjellin më shumë grurë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet e larta pas pandemisë dhe mungesa e grurit ka bërë që bujqit në Pollog të shtojnë sasitë e mbjelljes, si ato vjeshtore, po ashtu edhe mbjelljet pranverore të grurit. Por bujqit ankohen se për rritjen e çmimeve të plehrave artificialë.

“Plehrat artificial për grurin vitin e shkuar ishin 610 denar, ndërsa sivjet kanë arrit shifrën 2200 denar për 50 kg amonium nitrati, tërhana, 1250 pra bukur janë rritur çmimet. Kjo do ndikoj shumë në prodhimin final sepse bujqit nuk e kanë bë këtë parapërgatitje në vjeshtë me plehra por e anuluan shkaku i çmimeve dhe tash ajo do ndikoj negativisht në prodhim, sepse përgatitja në vjeshtë e kërkon fosforin, azotin dhe shumica e bujqve shkaku i çmimit nuk e kanë bë këtë”, tha Isniriza Xhelili, Bujk

Nga Ministria kërkojnë subvencione për çdo kilogram grurë.

“Propozimi ynë është që të subvencionohet kilogrami i prodhuar, qoftë grurë apo misë. Për ne kjo do ishte ideale. Të paktën tre denar të jetë por për fat të keq nuk është edhe pse e kam kërku këtë në çdo mbledhje, por nuk kanë disponim për këtë gjë”, shtoi Isniriza Xhelili. Bujk

Advertisement

Nga Njësia rajonale e Ministrisë së bujqësisë, thonë se si pasojë e krizës nga pandemia por edhe krizës në Ukrainë, në Pollog këtë vit janë mbjellë deri në 400 hektar grurë më tepër se sa vitet e kaluara.

“Sipas statistikës sonë ka 300-400 hektar mbjellje pranverore të grurit dhe kjo sipërfaqe ka tendencë për rritje. Temperaturat shkojnë në favor tonë, nuk ka ngrica por nëse do ketë ngrica mund të ndikoj në të korrat”, tha Afrim Sejrani, Kryeshef i NJ R Ministrisë së Bujqësisë

“Ndërkohë që mbjellja e sasisë së grurit po shtohet si pasojë e krizës botërore por edhe e pandemisë, në vendin tonë, gjithnjë e më pak mbillet misër dhe groshë, për të cilën është e njohur Tetova, por edhe i gjithë Pollogu”, raporton gazetari i televizionit Alsat, Bashkim Sulejmani /Alsat.mk

Kriza, bujqit e Pollogut mbjellin më shumë grurë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy