Kryeministri Kovaçevski sot mbledh partnerët e koalicionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partnerët e koalicionit qeveritar do të takohen sot me fillim nga ora 13:00 në Qeveri, kështu kanë konfirmuan nga Qeveria.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pret që takimi të rikonfirmojë qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024 së bashku me zgjedhjet presidenciale.

I pyetur nëse do të diskutohet nesër për qëndrimin e vendit për Bullgarinë nëse nuk marrim datë, Kovaçevski u përgjigj se secili mund ta shprehë mendimin e tij, por qëllimi i takimit është që të diskutohet gjithçka që është bërë për të përballuar krizën gjatë kësaj qeverie dhe çfarë mund të ndërmerret në të ardhmen.

Mbetet të shihet nëse do të diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Kryeministri Kovaçevski sot mbledh partnerët e koalicionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy