Kryeparlamentari Xhaferi: Të hënën mund të dihet se kur do të kemi seancë për propozimin francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në koordinimin e rregullt të së hënës në Kuvend, do të diskutohet se kur do të mund të mbahet seanca plenare për Informacionin për përmbajtjen e propozimit – kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deklaroi se për këtë do të diskutohet në koordinimin ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.

“Të hënën kemi një koordinim, ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i qeverisë dhe do të diskutojmë. Do të bëhet një vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por seanca për ribalancin e buxhetit duhet të fillojë të hënën”, thotë Xhaferi.

Ai sqaron se seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës për ribalancin e buxhetit duhet të zgjasë më së shumti pesë ditë dhe është caktuar sipas afateve dhe sepse duhet të fillojë, por nëse është e nevojshme do të ndërpritet dhe do të caktohet seancë e re në të cilën në rend dite do të ishte Informacioni i dërguar nga Qeveria.

Advertisement

Duke e marrë parasysh se në Kuvend ishte dërguar vetëm Informacioni, ndërsa jo edhe dokumenti gjegjësisht propozimi francez, Xhaferi thotë se të gjitha dokumentet tashmë janë publikisht të qasshme dhe secili mund t’i shohë.

Informacionin për përmbajtjen e propozim – kornizës negociuese për negociatat inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian në Kuvend nga Qeveria u dërguan mbrëmë.

Sipas procedurave, materiali është i arritshëm për deputetët, por në të nuk janë përmbajtur propozimi francez dhe dokumentet shoqëruse.

Kryeparlamentari Xhaferi: Të hënën mund të dihet se kur do të kemi seancë për propozimin francez shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy