OBRM-PDUKM kërkon debat për “propozimin francez”, Xhaferi: S’ka materiale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancë kovendore të vendoset pikë në rendin e ditës në të cilën do të debatohej për propozimin e presidencës franceze dhe konkluzionet e Këshillit të BE-së si dhe për kërkesat e imponuara nga Bullgaria sidomos për gjuhën e urrejtjes dhe pretendimet që i ka. Këtë e kërkuan deputetët e OBRM-PDUKM-së. Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se një propozim i këtillë nuk mund të vendoset në seancë për shkak se, siç theksoi, nuk ka materiale.

“Propozimi nuk mund të vendoset në votim për shkak të faktit se askush nuk ka propozuar materiale për rendin e ditës. Për këtë arsye nuk ka votim për këtë propozim, nuk ka materiale”,  deklaroi Talat Xhaferi, Kryeparlamentar.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski reagoi se materialet janë dorëzuar që të premten dhe në foltore e tregoi kërkesën për mbajtjen e seancës, por akuzoi se Xhaferi nuk do që ta vendosë këtë propozim në debat.

“Nuk është e saktë se nuk mund të vendoset pika në rendin e ditës, kështu ju e interpretoni Rregulloren. Materiale në Kuvend ka, janë dorëzuar së pari deri te Komisioni i duhur, Komisioni për çështje evropiane dhe këto materiale i keni nga e premtja në Kuvend. Nëse me të vërtetë keni dëshirë që të shqyrtojmë ndonjë pikë ose të debatojmë mbi problematikë të këtillë, ka materiale të mjaftueshme dhe procedura është respektuar”, pohoi Nikolla Micevski.

Advertisement

Për propozimin francez me reagim doli edhe Këshilli i ambasadorëve prej ku paralajmërojnë se çështjet historike, gjuha dhe protokolli dypalësh nuk guxojnë të jenë pjesë e kornizës negociuese, ndërsa Protokolli të mos mbetet vetëm me konkluzionet e Këshillit evropian.

“Protokolli dypalësh të cilin nuk e kanë nënshkruar përfaqësuesit e komisionit të përbashkët nga Maqedonia ndërsa të cilin e miratoi Kuvendi i Bullgarisë, nuk guxon të mbetet me konkluzionet e Këshillit evropian, për shkak se do t’i mundësojë Bullgarisë vazhdimisht të thirret në pjesët kontroverse të këtij dokumenti. Nëse Bullgaria insiston të mos njihet gjuha maqedonase duhet të theksohet qartë se qytetarët, institucionet politike dhe shtetërore të shtetit tonë do ta hedhin poshtë kornizën negociuese”, thanë nga Këshill i Ambasadorëve.

Tani për tani nuk ekziston version përfundimtar i propozimit francez për të cilin ministri Osmani tha se i njëjti do të ishte i pranueshëm nëse nga korniza negociuese përjashtohet Protokolli dhe të ndryshohet kushti që fillimi i negociatave të lidhet me vendosjen e bullgarëve brenda Kushtetutës./TV21/

OBRM-PDUKM kërkon debat për “propozimin francez”, Xhaferi: S’ka materiale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy