Kryetari i komunës Qendër, Bogdanoviq ka ndarë 200 shujta të ngrohta për Fitër Bajram

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, së bashku me kolegët e tij dhe vullnetarë nga organizata joqeveritare “Banka për ushqim” kanë ndarë 200 shujta të ngrohta për banorët të cilët jetojnë në lagjet Kërnjevo dhe Maxhir Mëhallë.
Nga komuna kumtuan se aksioni humanitar dhe donacioni janë zbatuar në bashkëpunim me operatorët ekonomikë dhe personat tjerë fizikë dhe juridikë për banorët e Qendrës të cilët jetojnë në rrezik social.
Nga komuna shtojnë se si vetëqeverisje lokale vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme të sigurojnë donacione nga kompanitë e përgjegjshme shoqërore dhe individë humanë, për ndihmë dhe mbështetje të kategorive më të rrezikuara humane të cilët jetojnë në territorin e Qendrës. /MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy