KSL nesër proteston për të drejtat e punëtorëve në Shkup, kërkojnë rritje të pagës minimale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën moton “Mjaft më, e tepruat”, Konfederata e Sindikatave të Lira nesër do të protestojë, ndërsa marshi protestues për shkak të gjendjes me coronavirusin do të mbahet me automjete dhe do të fillojë nga Radio Televizioni i Maqedonisë do të shkojë ka Kuvendi dhe do të përfundojë para Qeverisë.

Nga KSL thanë se po protestojnë për arsye se nuk ka dialog social me institucionet kompetente, nuk ka rritje të pagës minimale, nuk ka ditë pushimi të dielën dhe 100% pushim mjekësor për të infektuarit me COVID-19.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk kanë përgjigje konkrete se si do të përgjigjen ndaj kërkesave të KSL-së duke thënë se të gjitha vendimet që prekin të drejtat e punëtorëve i konsultojnë të gjithë akterët duke përfshirë edhe sindikatat.

Nga KSL bëjnë thirrje që të ndalet trysnia që bëhet ndaj organizatave sindikale dhe presin dalje të madhe në protestën e nesërme. Nëse nuk ka përgjigje nga Qeveria, ata thonë se do tëv vazhdojnë me hapa më të rreptë./Telegrafi/

Advertisement

KSL nesër proteston për të drejtat e punëtorëve në Shkup, kërkojnë rritje të pagës minimale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy