KSL: Të gjithë ata që kanë mbetur pa punë në Maqedoni duhet të lirohen nga pagesa e rrymës elektrike dhe ujit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) sot kërkoi që të lirohen nga pagesa e rrymës elektrike dhe ujit të gjithë qytetarët që kanë mbetur pa punë

Nga KSL po ashtu kërkojnë gjashtë muaj shtesë të anulohen sërish kreditë për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të fillojnë me pagesën e kësteve.

“Dëshirojmë të potencojmë se krahas uljes së të hyrave te punëtorët, disa e humbën vendin e punës, disa rrezikohen me largim nga puna, disa janë me fëmijë të cilët janë pjesë e procesit arsimor, të njëjtit duhet të gjejnë zgjidhje teknike që të sigurohet arsimi online më 1 tetor”, shprehen nga KSL

Ata shtojnë se tani është koha që shteti ta dëshmojë solidaritetin./Telegrafi/

Advertisement

KSL: Të gjithë ata që kanë mbetur pa punë në Maqedoni duhet të lirohen nga pagesa e rrymës elektrike dhe ujit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy