Kuajt e Kopshtit Zoologjik të Shkupit kanë ngordhur si pasojë e helmit me efekt të menjëhershëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dhënat zyrtare të abduksionit tregojnë se kuajt në Kopshtin Zoologjik të Shkupit janë helmuar me helm me efekt të menjëhershëm.

Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit theksojnë se rezultatet e obduksionit janë dorëzuar në MPB dhe në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari për procedim të mëtejmë.

“Kopshi Zoologjik i Shkupit ka parashtruar kallëzim penal, kurse kryesi duhet të shihet pas kontrollimeve të të gjitha incizimeve të kamerave të sigurisë. E dënojmë ashpër këtë veprim të turpshëm dhe i bëjmë thirrje MPB-së dhe Prokurorisë që të veprojnë sa më shpejt në mënyrë që të dënohet kryesi”, thuhet në njoftimin e Kopshtit Zoologjik.

Kuajt e ngordhur në kopshtin zoologjik të Shkupit janë të llojit të kuajve Przewalski, raporton Telegrafi, i cili konsiderohet si një racë shumë e rrallë dhe e shtrenjtë me origjinë nga Mongolia.

Advertisement

Kuajt janë sjellë nga një park nacional nga Austria dhe deri vonë konsideroheshin si një specie e zhdukur në natyrë dhe vlera e tyre është e madhe./Telegrafi/

Kuajt e Kopshtit Zoologjik të Shkupit kanë ngordhur si pasojë e helmit me efekt të menjëhershëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy