Kumanovë, nëntë të sëmurë të rinj nga coronvirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar nëntë pacientë të rinj me coronavirus, të gjithë nga Kumanova dhe fshatrat përreth.

“Të gjithë të infektuarit e rinj janë nga klasteret e njohura dhe kanë pasur kontakte me një anëtar të familjes që ka qenë i infektuar. Në Likovë, pas një periudhe të gjatë kohore, nuk kemi person të ri të infektuar”, tha drejtori i
institucionit, dr. Arif Latifi.

Sot janë realizuar 70 teste, shumica prej tyre janë teste kontrolli, ndërsa një pjesë më e vogël janë kryer sipas indikacioneve epidemiologjike dhe “Termi im”.

Sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, 703 persona janë diagnostikuar me KOVID-19 në rajonin e Qendrës të Shëndetit Publik – Kumanovë, 250 prej të cilëve janë aktiv.

Advertisement

Kumanovë, nëntë të sëmurë të rinj nga coronvirusi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy