Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mendi Qyra shpall kandidaturë për Komunën e Strugës: Ftoj partitë politike të më mbështesin

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet se si do të dalin në garë. Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por ajo që dihet është se partitë në pushtet do ta përkrahin njëra-tjetrën, madje që në raundin e parë në disa komuna.

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se negociatat me VLEN-in dhe ZNAM-in që janë partnerë qeverisës, po shkojnë në drejtim të mirë. Mickoski tha se pret që të kenë mbështetje reciproke të partive në qeveri.

“Sa i përket ZNAM-it, kemi marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do të mbështesin njëri-tjetrin”.

“Sa i përket koalicionit VLEN, pres që të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet dhe fokusi kryesor i së cilës ishte lëshimi i licencave të marihuanës, hapja e kazinove dhe loja e futbollit në zyra, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje dhe të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha Mickoski, duke iu referuar BDI-së për dështimet në vitet e fundit.

Advertisement

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili pritet të nominohet edhe për një mandat nga radhët e VLEN-it, tha se do të kenë marrëveshje me partitë e qeverisë për zgjedhjet lokale.

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”.

“Sa i përket raundit të parë ne do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa reale që edhe kandidati shqiptarë të garojë për kreun e komunës”, tha Kasami.

Situata është më interesante në kampin opozitar shqiptar, e cila pritet të zgjerohet edhe me kalimin e Arben Taravarit nga qeveria. Ky i fundit në një deklaratë për media para disa ditëve tha se së shpejti do të dalin me emrat e kandidatëve për kryetarë së bashku me partitë tjera të siç e quajti ai “Aleancës Kombëtare”.

Advertisement

“Së shpejti në koordinim me partitë që do të dalim së bashku në zgjedhje si Aleancë Kombëtare, do të promovojmë emrat e kandidatëve të cilët do të jenë të pranuar nga të gjithë. Emri i koalicioni nuk është përfundimtar nëse do të jetë Aleanca Kombëtare ose Fronti Kombëtar”, tha Taravari.

Ndërsa i pyetur kur do të ketë takim me Ali Ahmetin për të definuar bashkëpunimin në zgjedhjet lokale, Taravari tha se do të ketë grupe pune që do të merren me këtë çështje.

“Do të ketë grupe pune që do të vazhdojnë të koordinohen dhe do të shohim nëse do të dalim me lista të përbashkëta ose të veçanta. Unë si kryetar jam që të dalim me lista të veçanta, por për këtë duhet të vendos kryesia e partisë”, tha Taravari.

Përveç kandidatëve partiak në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur. I tillë është Mendi Qyra për Komunën e Strugës, por i cili do të merr mbështetjen e koalicionit VLEN. Ndërsa sot kandidaturë të pavarur për Komunën e Gostivarit ka shpallur edhe Visar Ademi.

Advertisement

Lexo po ashtu
Mendi Qyra shpall kandidaturë për Komunën e Strugës: Ftoj partitë politike të më mbështesin

Advertisement

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të shpallen në muajin gusht ndërsa të njëjtat pritet të mbahen më 19 tetor, ndërsa do të votohet për 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

 

 

The post Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy