Kuvendi i Maqedonisë për të katërtën ditën do të debatojë për rishikimin e buxhetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 20-të në kuadër të së cilës për të katërtën ditë do të debatojë mbi Propozim plotësimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit shtetëror për vitin 2020, gjegjësisht rishikimin e dytë për këtë vit.

Sipas autoriteteve, rishikimi i buxhetit është i nevojshëm për përballje me valën e dytë të pandemisë me Covid-19 dhe për efektuimin e pakos së katër të masave antikrizë në vlerë prej 470 milionë eurove.

Ndërsa opozita ka dhënë vërejtje se shpenzimet janë historike në nivel më të lartë, realizimi i investimeve kapitale në nivel më të ulët, ndërsa paratë e parapara në tre pakot e masave ekonomike deri më tani nuk janë realizuar në tërësi, ndërsa deputetët nga shumica qeveritare qëndruan në mbrojtjen e ribalancit të propozuar dhe apeluan për mbështetjen e tij.

Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski në debatin theksoi se kjo është kriza më e madhe e cila ka ndodhur në një moment dhe ka bërë ulje të BPV-së të pjesës më të madhe nga të gjitha ekonomitë në botë dhe të gjitha shtetet i kanë rritur deficitet e tyre dhe borxhet publike.

Advertisement

 

 

Kuvendi i Maqedonisë për të katërtën ditën do të debatojë për rishikimin e buxhetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy