Kuvendi i Maqedonisë rifilloi punën, miratohet nevoja për pakon e pestë ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka vazhduar me punë. Në rend dite në seancën e 36-të, në të cilën është ligji për pakon e pestë ekonomike.

Me vota 85 “për”, asnjë “kundër” dhe “ të përmbajtur”, është miratuar nevoja e miratimit të këtij Ligji për çfarë i njëjti dërgohet për procedurë të mëtutjeshme në komisionin amë.

Ligji është propozuar të miratohet me procedurë të shkurtë.

Ligji parasheh sigurim të përkrahjes financiare për punëdhënësit të goditur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Advertisement

Ndryshe, ky ligj është miratuar pasi deputetët e OBRM-PDUKM-së vendosën të krijojnë kuorum dhe të marrin pjesë në votim./Telegrafi/

Kuvendi i Maqedonisë rifilloi punën, miratohet nevoja për pakon e pestë ekonomike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy