Kuvendi i Maqedonisë sot mban seancë, caktohen nënkryetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sa nënkryetarë do të ketë Kuvendi dhe nga cilat parti do të jenë. Seanca parlamentare është caktuar për sot në orën 11:00, në të cilën përcaktimi i numrit të nënkryetarëve është në rendin e ditës – propozimi do të vijë nga kryetari Talat Xhaferi, i cili sipas informacioneve do të propozojë të ketë pesë nënkryetarë. Sidoqoftë, është e mundur që mos të zgjidhen sot, përkatësisht votimi për ta të caktohet për në një seancë tjetër.

Kryeministri i caktuar Zoran Zaev tashmë ka deklaruar se do të paraqesë propozimin për qeverinë e re në Kuvend pas zgjedhjes së nënkryetarëve, gjë që bën të qartë se vota për qeverinë e re me siguri do të jetë deri në fund të kësaj jave. Sipas informacioneve të fundit, propozimi do të paraqitet deri të mërkurën, ndërsa seanca zgjedhore do të bëhet të shtunën dhe të dielën, kur pritet votimi.

Nga LSDM kanë informuar se shtatë deputetët – kandidatët për ministra, përfshirë edhe kryeministrin e caktuar Zaev, do të japin dorëheqjen, pas së cilës do të konfirmohen dorëheqjet e tyre.

Zaev ka afat për të formuar një qeveri dhe të paraqesë propozimin në Kuvend deri më 2 shtator./Telegrafi/

Advertisement

Kuvendi i Maqedonisë sot mban seancë, caktohen nënkryetarët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy